Edi Rama mesa duket eshte i detyruar të vijojë të jetë deputet i qarkut të Vlorës, në katër vitet e ardhshme në Parlament, pasi humbi nje mandat ne Durres qe e mori LSI. Ne Durres Rama ishte renditur i 8, por deri tani ka marre 7 mandate.

Damian Gjiknuri ne një konferencë për fitoren e PS-së në qytetin e Vlorës foli edhe per kete ceshtje.

Gjiknuri: Së pari kjo është një çështje që do të trajtohet njëherë tjetër, dhe së dyti fitorja merr më shumë vlerë edhe për hipotezat që ju ngritët.

Edi Rama do të jetë deputet i Vlorës dhe kjo na gëzon, ka dhe për disa një reflektim që ta kuptojnë se zhvillimi vjen me qeverinë Rama, kam pasur në mendje dhe projektet për Vlorën.

Në Durrës nga ana tjetër PS nuk e ka fituar bastin se ka marrë deri në momentet që flasim vetëm 7 mandate deputetësh, ndërkohë që Rama e vendosi emrin e tij të 8 në listë. Edhe pse ai ka thyer herësin me shumë gjasa, zgjedhja e tij për deputet duket se do të vijojë të mbetet qyteti i Vlorës.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here