Zbulohet skandali, PD edhe në zgjedhjet e veta bën vjedhje –

Partia Demokratike, akuzuesja e mazhorances per vjedhje votash e tjetersim rezultati te zgjedhjeve, rezulton te jete per vete “grabitese” e vetvetes. Nje skandal i vertete eshte zbuluar me votimet per anetaret e kuvendit kombetar dhe emrat e rinj qe jane pjese e ketij organi te larte politik.

Fitues rezulton te mos kene dale me te votuarit, por te preferuarit e Bashes dhe kupoles drejtuese, te cilet nuk moren mbeshtetjen e gjere te demokrateve. Proçesverbalet jane falsifikuar dhe te gjithe zgjodhen te heshtin duke u pajtuar me kete skandal te vjedhjes se hapur brenda partise, qe deshmon frymen dhe filozofine qe ka partia me e madhe opozitare.

Kjo maskarade e brendshme zgjedhore ka ndodhur edhe per qarkun Shkoder ku jane me dhjetra ankesa te shkuara ne drejtim te PD dhe drejtuesve te larte politik, por te gjithe kane heshtur duke mos patur guximin ti pergjigjen shqetesimeve qe jane ngritur.

Procesverbalet e falsifikuara jane marre me shpejtesi duke u fshehur nga ana e drejtuesve me qellim qe te mos u dale skandali i shenuar ne nje proces qe deshmoj farsen e rralles. Tashme me zgjedhjen e drejtuesve te rinj pritet qe farsa te zgjerohet e nuk eshte cudi qe vjeshta te shenoje rrjedhje te reja nga kjo parti qe ne shtator nis vitin e 9 te opozites, rekord me vete per PD. /ShkodraNews

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *