Zbulohet skandali/ Sadna dhe Alek të përfshirë në rrjetin e ‘mallit’?

0
130

This post has already been read 45 times!

Lajmi se një sërë emrash të njohur të showbizzit në Indi janë përfshirë në rrjete ‘malli’ ka marrë një vëmendje të madhe. Mes tyre janë përmendur edhe emrat e Sara Khan dhe Angad Hasija, të dy të njohur në Shqipëri me rolin e Sadnës dhe Alekut në serialin “Bidaai”. Emrat e tyre dolën gjatë marrjes në pyetje të aktores indiane, Abigail Pande. Raportohet se policia gjeti mall në banesën e Sanam Johar dhe Abigail Pande në Juhu. Çifti dyshohet se ka lidhje me shitësin e mallit Anuj Keswani.

Burime bëjnë me dije se Keswani zbuloi emrat e 5 aktorëve të tjerë, që pritet të zbulojnë më shumë pas marrjes në pyetje. Sara Khan dhe Angad Hasija kanë reaguar për mediat indiane duke mohuar akuzat.

Sara Khan tha:

Nuk kisha dijeni për këtë lajm. E mësova nga media që emri im është përfshirë. Unë nuk kam përdorur kurrë mall. Nuk e kuptoj sesi dhe pse është përfshirë emri im. Ndoshta sepse më kanë parë nëpër klube nate sepse mua më pëlqen të festoj. Por të shkosh në klube nate nuk do të thotë se përdor mall. Sinqerisht, nuk kam asnjë informacion për këtë, por nëse mësoj diçka do t’ju informoj. I kërkoj mediave të mos shpërndajnë lajme të pavërteta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here