Zbutet acari, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

0
23





Pas valës së të ftohtit e cila megjithatë mbetet afatshkurtër por mjaft e fuqishme në rajonin tonë do të pasojë ngritja graduale e temperaturave. Siç theksuam në postimin paraprak sonte do të kemi një front të frohtë ajror i cili do të sjellë edhe reshje kalimtare shiu e bore si dhe erëra kalimtare.

Me kalimin e këtij fronti mbi rajon do të depërtojnë masa të thata ajrore anticiklonike. Po ashtu edhe temperaturat do të shënojnë ngritje por në mënyrë graduale.

Pra, më në fund pas një periudhe mjaft të gjatë kohore me reshje të shpeshta dhe intensive atmosferike do të kemi krijimin e një mase të fuqishme ajrore të thatë anticiklonike e cila do të na sjellë shumë ditë pa reshje atmosferike. Se sa do të zgjasë dominimi i plotë anticiklonik mbetet të shihet.

.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here