“Zemër, ju lashe vetem e di..ty edhe babin por..”, shefja e “Infektivit” le ditëlindjen e vajzës për ti shërbyer pacientëve

    0
    28

    This post has already been read 15 times!

    Në një kohë kur rastet me Covid-19 në vendin tonë vijojnë të jenë të larta dhe kur dy spitalet, ai Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” janë thuajse në kapacitetin e tyre maksimal, për shefen e Infektivit Najada Çomo nuk ka pushim.

    Madje edhe kur bëhet fjalë për ditëlindjen e vajzës së saj, për doktoreshën ka vetëm një preukopim: shëndeti i pacientëve.

    Përmes një postimi në Facebook Çomo i kërkon falje publike vajzës që nuk ka mundësi të jenë sëbashku në ditën e lindjes së saj.

    Postimi i plotë:

    “Zemër, e di që u trishtove, që nuk erdha, edhe për 1 orë në festën për ditëlindjen tënde që është më e bukura për mua, por e mbyllur në dhome vetëm, sigurisht me lotë, plot.

    Mendova që duhet ti shërbejë pacientëve Covid, ju lashë vetëm e di, ty edhe babin.

    E bukur Greis, vetëm vite të bukura, të uroj në jetë. Mami të do shumë”.

    /RDA News

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here