Ministri gjerman për Europën Michael Roth, i cili ndodhet në Tiranë, deklaroi sot se po punohet me trysni që më 22 qershor Këshilli Europian të marrë një vendim pozitiv për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe ky proces të mund të nisë.

Roth foli për arritje nga ana e Shqipërisë dhe progres, duke u shprehur pro çeljes formale të negociatave.

Ai tha gjithashtu se “ka kolegë në BE që thonë se ndoshta zemra ime rreh ca si shumë për Ballkanin Perëndimor”.

“Është bukur që të jesh sërish këtu, se di nëse ju ka marrë malli, por mua më ka për ju po dhe jam i gëzuar që të mund të tregoj sot dhe një shenjë solidaritetit nga ana e Gjermanisë kundrejt Ballkanit Perëndimor, por para së gjithash kundrejt Shqipërisë.

Ka kolegë në BE që thonë se ndoshta zemra ime rreh ca si shumë për Ballkanin Perëndimor. Shqipëria ka shënuar arritje, ashtu sikurse mund të thuhet dhe për Maqedoninë e Veriut.

Për këtë arsye ne po punojmë me trysni që më 22 qershor Këshilli i Ministrave të Evropës të mund të marrë një vendim pozitiv”, tha Roth.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here