Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021 ka përfunduar në 10 qarqe.

Partia Demokratike ka triumfuar në Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Kukës, kurse PS në Elbasan, Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Fier dhe Berat.

Vetëm në 2 qarqe vijon ende numërimi, në Tiranë dhe Durrës.

Në qarkun e Durrësit kanë ngelur edhe 68 qendra votimi për t’u numëruar, ndërsa në Tiranë ka edhe 259 qendra që pritet të japin rezultatin.

Në të gjithë vendin, deri më tani PS kryeson me 703,136 vota, e pasuar nga PD-AN me 568,245, LSI deri më tani ka marrë 99,253 vota, kurse PSD 32,632 vota.

PS ka 74 mandate, ndërsa PD 59 mandate, LSI 4 dhe PSD 3 mandate.

Nga 5198 qendra votimi deri më tani janë numëruar 4863. Deri më tani nga votat e numëruara kanë rezultuar 77607 të pavlefshme.

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here