Ne 13 qershor demokratet do te zgjedhin kryetarin e ri te partise mes 4 kandidaturave zyrtare te kaluara nga komisioni i brendshem i kesaj force politike. Gara eshte sa interesante aq edhe e pabarte per sa kohe qe Lulzim Basha hyn ne kete konkursim si kryetar ne detyre e ku ne varesi ka te gjithe strukturen. Burime per shkodranews bejne te ditur se ai ka porositur te gjithe grupin e punes te nisin kontaktet me deget lokale qe te krijohet lobimi per te mos patur rrjedhje votash, te pastrohen listat e votues nga elementet qe njihen si zera kunder tij, si dhe paralelisht te sabotohen takimet kandidateve te tjere rival ne kete gare.

Edhe ne Shkoder ka nisur puna per kete gje, ku dega lokale e PD duhet te jete e gjitha ne krah te tij me detyrim percaktim dhe per kete eshte porositur kryesia, ndersa ne loje eshte futur edhe bashkia Shkoder. Votimi i 13 qershorit duhet te monitorohet me rigorozitet dhe demokratet shkodrane me te drejte vote duhet te konfirmojne mbeshtetjen ndaj kryetarit ne detyre Basha, eshte mesazhi i percjelle.

Paradoksi me i madh i te gjithe kesaj farse elektorale brenda partise zgjerohet edhe me tej kur shfrytezohen te gjitha burimet e filtrimit apo kercenimet, vetem e vetem qe Basha te mbaj me pahir PD-ne. Se sa do ti binden demokratet e mases kjo do te mbetet te shihet nga ecuria e gares por kryesia e deges padiskutim qe ne mase eshte rreshtuar krah tij, ashtu sic edhe shpejtoi t’ja deshmoje kur nisen protestat pas 25 prillit nga zerat qe kerkonin largimin e tij nga drejtimi i partise demokratike./ShkodraNews

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here