Categories: Uncategorized

Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Debat i ashpër mes Trump dhe Biden, për çfarë u diskutua?

Pesë javë par se të mbahen zgjedhjet presidenciale, Donald Trump dhe rivali i tij Joe Biden kanë zhvilluar një debat elektoral, ndërsa u cilësua nga analistët si një nga debatet më të ashpra në Shtëpinë e Bardhë. Ata diskutuan për shumë tema, ku në fokus ishte pandemia e koronavirusit, dhuna ndaj njerëzve me ngjyrë dhe epërsia e të bardhëve dhe ekonomia. Debati zgjati 90 minuta dhe u zhvillua në Cleveland, Ohio. Në diskutim e sipër Biden e quajti presidentin një “kloun” dhe i tha atij të “heshtte”. Ndërkohë Trump solli ndërmend përdorimin e ‘mallit’ nga djali i rivalit të tij.

Nga sondazhet e fundit, vërehet se Biden ka një epërsi të dukshme ndaj presidentit Trump, megjithatë është ende heret për të dalë në përfundime, sipas mediave ndërkombëtare. Forumi u nda në segmente 15 minutëshe dhe u përqendrua në 6 tema kryesore: të dhënat e kandidatëve, Gjykata e Lartë, pandemia, racizmi në SHBA, integriteti i zgjedhjeve dhe ekonomia.

Biden tha:

Trump është një president i cili ka përdorur gjithçka për të provuar të gjenerojë urrejtje raciste dhe ndarje racore.
Trump kundërshtoi Biden, ndërsa i kujtoi se ka mbështetur projekt-ligjin e vitit 1994, ku referohen afrikano-amerikanët si “super grabitqarë”. Demokrati e mohoi se ka thënë një gjë të tillë. Në lidhje me pandeminë e koronavirusit, Biden e fajësoi Trump se e ka keq-menaxhuar situatën, ku si pasojë më shumë se 200 mijë amerikanë kanë humbur jetën nga Covid-19. Biden tha ndër të tjera se Trump duhet të jetë më i zgjuar në përballimin e situatës së koronavirusit, ndërsa presidenti u shpreh se nuk mund t’i thoshte dot këtë gjë atij.

rdadmin

Recent Posts

Surprizë/ Almeda Abazi dhe Tolgahan do të bëhen prindër për herë të dytë

Almeda Abazi është komentuar gjithmonë për thjeshtësinë e saj, jo vetëm në mediat shqiptare, por…

3 days ago

“Ndërsa shtrëngoja fëmijën tim të parë, humba të dytin”/ Meghan Markle zbulon çfarë i ndodhi në korrik

Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka zbuluar se ka humbur një foshnjë në muajin korrik.…

3 days ago

Humbi dy vëllezërit nga Covid-19, pedagogu: Nuk prisnim që kolla t’i merrte jetën, u bllokua informacioni!

Afrim Osmani është pedagogu shqiptar, i cili humbi brenda pak orësh dy vëllezërit e tij.…

3 days ago

“Oj lavire, kam me…”/ Djali i deputetit shqiptar që kërcënonte të dashurën e të atit, merr postin e rëndësishëm

Flakron Shala, djali i deputetit Haxhi Shala, i cili është emëruar Konsull i Përgjithshëm në…

3 days ago

I prekur nga Covid-19, trajneri i Kukësit dërgohet me urgjencë në Turqi

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega është dërguar me urgjencë në Turqi për kurim të specializuar…

3 days ago

Nuk ndalet koronavirusi, humb jetën një tjetër mjek

DIBER Një tjetër mjek nuk ka mundur ta fitojë betejën me COVID-19. Ka ndërruar jetë…

3 days ago