Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e fitores në sheshin ‘Skënderbej’.

Rezultatin e 25 Prillit ai e konsideron si më të vështirin dhe më të bukurin për PS-në.

Gjithashtu, kreu i qeverisë shtoi se duke marrë parasysh edhe fletët e pavlefshme, PS-ja ka thyer rekordin e zgjedhjeve të mëparshme.

“Kjo është fitorja më e vështirë më e madhe dhe më e bukur e PS-së.

Me gjithë numrin marramendës të fletëve të pavlefshme të atyre që kanë zgjedhur 12, por kanë gabuar me shenjën e preferencës ne e kemi thyer rekordin tonë.

Ky është rekordi historik i kësaj skuadre të madhe njerëzish të zakonshme, me fuqinë e jashtëzakonshme të ambicies për Shqipërinë. Urime, urime, urime me gjithë shpirt dhe një përqafim të madh të gjithëve ju këtu dhe kudo.

Shqipëria votoi, Shqipëria vendosi, Shqipëri fitoi. Fitoi karakteri ynë si një forcë e pthyeshme pavarësisht fatkeqësive natyrore”, tha Rama.

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here