Zhaklin Lekatari rrëfen rastin shokuese! Motra abuzoi seksualisht me të vëllain

Kohët e fundit abuzimi seksual me të miturit ka qenë një nga temat më të diskutuara në vendin tonë, pas përdhunimit të 15-vjeçares në Mirditë që nxiti edhe një protestë. Pasditen e sotme në emisionin “Ftesë në 5” është diskutuar për 1 qershorin”, nëse duhet të jetë festë apo protestë, pasi nisur nga problematika e sipërpërmendur po mendohet që 1 qershori të kthehet në një ditë sensibilizuese dhe për të ngritur zërin për këto raste tronditëse.

Një nga të ftuarat, gazetarja Zhaklin Lekatari tregoi se në rrjete sociale i kanë ardhur disa denoncime tronditëse në lidhje me abuzimet seksuale, duke thënë se nuk janë vetëm vajzat të rrezikuara nga abuzimet por edhe djemtë. Ajo rrëfeu se një nga denoncimet që i kishte ardhur ishte nga një burrë i cili sot ishte baba fëmijësh, por që dikur ishte përdhunuar nga motra e tij. Ajo tha ndër të tjera se zotërisë në fjalë i kujtohen ato skena të tmerrshme dhe se e ka shumë problem sot që të jetë në mbledhjet familjare ku duhet të takohet me të gjithë pjesëtarët e familjes.

“Unë kam pasur raste të një djali, që sot është 40 vjeç, por dikur është përdhunuar nga motra… motra më e madhe, ky më i vogël. Të dy jetojnë jashtë në vende të ndryshme, por zotëria më rrëfeu se i kujtohen ato episode të tmerrshme dhe nuk mund të ketë kontakte me motrën. Tani që janë bërë me fëmijë vetë, i ka shumë problem mbledhjet familjare kur duhet të takohen të gjithë me nipërit e mbesat”, rrëfeu gazetarja Zhaklin Lekatari.

/News31

.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *