Prej 2 muajsh, në Ministrinë e Financa-Ekonomisë, nuk po gjejnë dot dosjet e privatizimit të dy ish-ndërmarrjeve shtetërore “Prodhime Farmaceutike-Sh.a” (Profarma) dhe “Qumështi Ajka-Sh.a”, të shitura në muajin shtator 2000.

Kërkimet nisën 3 muaj më parë, si proces rutinë, për të inventarizuar dhe digjitalizuar, regjistrin e parë pronësor, për pasuritë shtetërore që janë shitur me vendime qeverie në vitet 1993-2000, për të cilat ka mangësi teknike në kadastër.

Ka rezultuar, se në dosjet e ndërmarrjeve “Profarma” dhe “Qumështi Ajka”, ekzistojnë vetëm dy vendimet e qeverisë të muajit shtator 2000, të firmosura nga kryeministri Ilir Meta, me të cilët ka shpallur fituese ankandi e blerëse, firmën “Aldoch Shpk” të Tomë Doshit.
Ndërmarrjen “Profarma Sh.a”, Ilir Meta ia shiti me VKM Nr. 489 datë 19.09.2000, duke i dhënë Tomë Doshit të gjithë pronësinë 88% që zotëronte shteti në atë kohë, por pa caktuar çmimin e shit-blerjes së objekteve, makinerive, truallit, financës e mallrave gjendje.


Ndërsa ndërmarrjen “Qumësht Ajka Sh.a”, Ilir Meta ia shiti me VKM Nr. 492, datë 19.09.2000, duke i dhënë Tomë Doshit të gjithë pronësinë 90% që zotëronte shteti në atë kohë; por edhe për këtë pa caktuar çmimin e shit-blerjes së objekteve, makinerive, truallit, financës e mallrave gjendje.
Ndërsa pjesën 12% aksione te “Profarma” dhe 10% aksione të “Qumështi Ajka”, i kishin blerë punonjësit qysh në vitin 1995, në kuadër të privatizimit me modelin e shoqërive “Shtet-Punonjës”.
Sipas dokumenteve, rezulton se të dy këto ndërmarrje të mëdha prodhuese, janë shitur në një ditë, duke e maskuar pazarin Meta-Doshi, pas Vendimit nr. 529, datë 21.08.1998 për gjoja “privatizime të përshpejtuara, në favor të zhvillimit ekonomik të vendit”,


Në fakt, iu dhanë Tomë Doshit dhe kjo është gjysma e kri.mit ekonomik që u bë nga ish-kryeministri Ilir Meta; mbasi në dosjet privatizimit të këtyre dy ndërmarrjeve, mungojnë kontratat e shit-blerjes mes palëve dhe konfermat e pagesave bankare që duhej të bënte blerësi.
Deri tani, në Ministrinë e Ekonomi-Financave, ekzistojnë vetëm dy vendimet, që vërtetojnë se ish-kryeministri Ilir Meta, 88% të ndërmarrjes “Profarma” dhe 90% të ndërmarrjes “Qumështi Ajka”, ia ka shitur “të fortit” Tomë Doshi.

Por Ilir Meta që nuk harron asnjë pazar, çuditërisht paska harruar të vendosë çmimin shitjes së këtyre ndërrmarjeve; ndërsa për pagesat e blerjes objekte, truall, makineri e gjendj prodhim-financa, nuk dihet nëse Tomë Doshi ka arkëtuar apo jo ndonjë qindarkë në buxhetin e shtetit.
As në dosjet e firmës “Aldoch Shpk” te QKB e tatime, nuk ka asnjë dokument ndryshimi pronësie e vlere privatizimi, që të vërtetojë se Tomë Doshi, këto dy ndërmarrje i ka blerë nga shteti./Pamfleti




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here