Zhduket 45 vjeçari në Tiranë, ndërhyn policia, çfarë deklaruan familjarët –

Një 45 vjeçar dyshohet të jetë mbytur mbrëmjen e sotme në liqenin e Farkës, raporton Policia e Shtetit mbrëmjen e sotme.

Kanë qenë familjarët të cilët kanë denoncuar zhdukjen e 45 vjeçarit dhe në varësi të deklaratave të tyre dyshohet se ai mund të jetë mbytur. Polumbarët janë thirrur në ndihmë.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Në Liqenin e Farkës, nga deklarimet e para të marra nga familjarët dyshohet se është mbytur në liqen shtetasi B. H., rreth 45 vjeç.

Është bërë njoftimi i polumbarëve për kërkimin e trupit të 45-vjeçarit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *