Gazetari Edmond Arizaj, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale i ka bërë thirrje kreut të PD, Lulzim Basha të mos fshihet pas humbjes.

Arizaj shprehet se Basha nuk duhet ta ndalojë komunikimin dhe të zhduket duke pritur regaimet mbështetëse, por të shfaqet të paktën për militantët e PD.

“Basha të shfaqet për militantët Unë nuk e di çfarë ndjen një militant i Partisë Demokratike teksa mëngjesi i nis me foto të Ramës si celebrity së bashku me të birin, shpërndarë plot pasion nga media mike e ish armike që si zakonisht nisin e lëmojnë gjuhën pas zgjedhjeve, dhe lajmeve të protestave para selisë së PD dhe zhdukjes nga publiku të kryetarit të tij.

Militantët, po aq sa janë më të padurueshmit, janë besoj dhe më të pastërtit në ndjenjën e tyre. Të paktën për ata, Basha nuk duhet te ndalojë komunikimin, nuk duhet të fshihet duke pritur “reagimet” mbështetëse, nuk duhet të shfaqet më thatë se Saharaja për urimin e Pashkëve, sepse kjo zhdukja e tij është po aq vrastare për militantin, sa fotot e përditshme artistike të Ramës…” shkruan Arizaj.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here