Zhvesh në takim djalin nga Kosova dhe shkon të puthë tjetrin në studio! Ja ç’beri Ana tek “Përputhen”

Ditën e djeshme, në “Përputhen” u transmetua takimi i Ana Lleshit dhe Beart Rexhepit.

 

Ndryshe nga ç’është në studio, djali nga Kosova u shfaq shumë provokues, teksa e ngacmonte Anën me fjalë hot ose duke iu afruar më shumë se ç’duhej.

Por, në pjesën e tretë, Ana vendosi të bënte një lojë: pyetje apo dënim.

Bearti “u dënua” i pari dhe Ana i kërkoi të heqë bluzën e të ekspozojë format trupore, veprim të cilin në hyrjen e parë në studio, ai e refuzoi.

Ndërsa Ana “u dënua” me një puthje, të cilën nuk e refuzoi. Edhe pse Bearti tentoi ta puthte në buzë, Ana reagoi shpejt dhe diçka e tillë nuk ndodhi.

Megjithatë, ndonëse po komentohej takimi i saj me Beartin, Ana u çua dhe shkoi të përqafonte Fatjon Kuqarin, me të cilin është përputhur më shumë deri tani.

Sipas tij, përqafimi u bë për të kërkuar falje për shkak të “skenave” që u transmetuan. Kjo për arsye se Fatjoni ia ka bërë të qartë se nuk i pëlqen që ajo të përkëdhelet me këdo.