Sot në orët e pasditës ka ndërruar j etë hoxha kosovar nga Bellanica, Mulla Idriz ef. Sertolli. V arrimi i të ndjerit bëhet nesër me 01.04.2021 e enjte në ora 17:00 në vendlindjen e tij në Bellanicë.

Namazi falet te xhamia e Bellanicës. Lajmin për v dekjen e tij e ka bërë të ditur Bashkësia Islame e Kosovës.

“Allahu e mëshiroftë dhe me xhennetin Firdeus e gradoftë. Idriz Sertolli u lind me 19.12.1954 në fsh. Bellanicë.

Shkollën f.e kreu në Bajë të Malishevës ndërsa te mesmen për dy vite e kreu në Medresenë ” Alaudin” në Prishtinë dhe dy vite të tjera i kreu në Medresenë e Mesme Fetare ( Medresetu Thanevijetu Dinije) në Bagdat të Irakut. Studimet universitare i vijoj në Universitetin e Bagdatit, Fakulteti Kulijetul- Adab, dega e gjuhës a rabe.

Pas përfundimit te studimeve 1982-1991 punoi imam në Xhamin e Bllacës, 1991-2000 imam në xhamin e Piranës, 2000-2020imam ne xhamin”Mesxhid” në Prizren, 2020-2021 imam në xhamin e Ratkocit Rahovec. V diq me 31.03.2021 në Prizren”, thuhet në njoftimin e tyr





.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here