Zjarri në fabrikën e tullave në Maminas, ndërron jetë në spital 57-vjeçari

Një zjarr masiv ka ndodhur në Durrës, në zonën e Maminasit.

Bëhet fjalë për një fabrikë e re tullash, ku një prej godinave është djegur në pjesën më të madhe të saj.

Punonjësit janë evakuuar, por sipas informacioneve, një saldator 57-vjeçar është lënduar dhe ndodhet në Spitalin Francez Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Fabrika e tullave ishte parashikuar të niste punën pikërisht një ditë më parë kur ra edhe zjarri, i cili i mori jetën edhe një personi.

Grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *