Jo vetëm në plazhin e Velipojës, por edhe në zona të tjera turistike të bashkisë Shkoder kanë nisur të lulëzojnë ndërtimet pa leje duke krijuar një situatë kaotike ku shteti nuk funksionon.

Pas bregdetit, pika turistike e Shiroke – Zogaj mban rekordin e këtyre ndërtimeve, ku edhe pse ligji për ndalimin e tyre është në fuqi, ato vijojnë të lulëzojnë cdo ditë si kërpudhat pas shiut.

Qoftë në pjesën e poshtme të rrugës apo edhe mbi të, në zonën e malit, objekte të ndryshme vijojnë të ndërtohen pa kritere dhe lejet përkatëse në pushtetin vendor.

Shkodranews ka mësuar se vetëm gjatë muajit Maj janë kryer proçedurat për padi ndaj 3 objekteve ku është bërë edhe pezullimi i punimeve pas denoncimeve të mbërritura, por nga ana tjetër numri i tyre është shumë herë më i lartë.

Qoftë policia e shtetit por edhe organet e tjera ligjzbatuese duhet që në të tilla raste të ndërhyjne me forcën e ligjit duke mos lejuar shkelje që më pas është tejet e vështirë të zhbehen, që demtojnë ekosistemin e këtyre pikave turistike.

Bazuar në kriteret ligjore së paku 20 deri në 30% e ndërtimeve në Shirokë – Zogaj janë pa leje, në shkelje të plotë të planit rregullues të qytetit, por për të cilat bashkia është e pafuqishme të ndërhyje dhe është dorëzuar me paligjshmërinë.

Ashtu si në shumë sektorë edhe tek ky i ndërtimeve për fat të keq vijon të jetë në fuqi ligji i të fortëve, ku kryetarja e bashkisë Voltana Ademi nuk ka kurajon tu kërkojë llogari, por bëhet palë me to në shkeljet që kryejnë./ShkodraNews

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here