Një operacion në dukje i lehtë i ka marrë jetën  46-vjeçares Ronilza Johnson. Kjo e fundit donte të zmadhonte të pasmet, por nuk e dinte se kjo gjë do i merrte jetën.

Johnson, rezidente në Britani, ndërroi jetë në spitalin e qytetit brazilian Anapolis natën e 1 majit, ku ndodhej e shtruar prej 31 marsit. 46-vjeçarja ka pasur komplikacione nga operacioni.

Kirurgu që kreu procedurën e dështuar është emëruar nga autoritetet si Lucas Santana dhe policia thotë se do të ngrejë akuzat për praktikim të paautorizuar të profesionit të mjekut dhe keqinterpretime profesionale.

Santana kishte injektuar në të pasmet e Ronilza-s polimetril metakrilat, i njohur ndryshe si PMMA. Procedura nuk është e ndaluar, por as e rekomanduar nga shoqëria braziliane e mjekëve.

Përbërësi kimik shkaktoi infeksione serioze në trupin e Ronilza, që sollën kalbje të mishit dhe plagë të hapura.

Ronilza pagoi $1500 (9,000 real brazilianë) për ndërhyrjen në të pasme dhe në hundë, për të cilat policia thotë se janë kryer në mënyrë ilegale.

Ronilza Johnson la pas një vajzë të quajtur Amberly Johnson, raporton Daily Mail.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here