Një ngjarje e rëndë ka tronditur Librazhdin. Bëhet me dije nga Policia se 2 persona janë arrestuar në flagrancë pasi po rrihnin babanë e tyre.

Në pranga ranë sipas policisë “B. Ç., 46 vjeç, banues në Cërrik dhe Sh. Ç., 44 vjeç, banues në Librazhd (vëllezër)”.

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasin A. Ç., 20 vjeç, banues në fshatin Hotolisht.

“Këta shtetas, në fshatin Hotolisht, Librazhd, kanë goditur me sende të forta, për motive pronësie, shtetasin P. Ç., 52 vjeç dhe djalin e tij, shtetasin O. Ç., 20 vjeç”, tha policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here