Zullumet e fshehura pas “lavdisë” së kryepolicit të Dibrës, Artur Lavdi Selimi; në 13 detyrat policore, bashkiake e private

Sipas hetimeve, rezulton se të favorizuar prej tij në trafiqe gjatë viteve 2004-2006 e 2017-2020, janë dhe dy të vrarët e 10 ditëve të fundit Bledar Birçaj e Delon Troqe dhe 11 trafikantë të vrarë e 8 të zhdukur në Vlorë

Më 3 nëntor 2020, dështoi skenari i trefishtë i kryepolicit Ardi Veliu, për të emëruar mikun dhe sekserin e tij Artur Selimi, Drejtor Policie të Vlorës; për ta lënë Zv/drejtor në Vlorë ose për ta emëruar Zv/drejtor të Policisë së Shtetit, duke u detyruar ta degdiste në Dibër.

Ka qenë refuzim i EUROPOL e DEA dhe nëpërmjet tyre i Edi Ramës; jo pse ky drejtues policie e ka marrë gradën “Kryekomisar” në shkelje të plotë të ligjit e me të dhëna false, por sepse ka dosje të zeza, në gjithë detyrat si drejtues policie e punët në biznese private.

Në kupolën policore dhe në Ministrinë e Brendshme, dy miqtë dhe ortakët  e tij, Fatmir Xhafaj e Ardi Veliu, kanë krijuar për kryepolicin Artur Selimi, një profil e mit fals, me gjoja arritje në luftën kundër krimit, trafiqeve, pastrimit të parave e prostitucionit në Vlorë-Fier.

Por çfarë fshihet, pas “lavdisë” së kryepolicit Artur Lavdi Selimi; në 13 detyrat policore, bashkiake e private, që ai ka patur në 23 vite e prej 6 muajsh Drejtor i Policisë Dibër?

Dosja e parë, me abuzimet e Artur Selimit në shërbim të krimit, është hartuar gjatë viteve 1998-2000, si Komandant i Repartit Special në Qarkun Berat, për dekonspirime e “dështime” të aksioneve policore te krerët e bandave të kësaj zone; me pasojë vrasjen e 2 policëve.

Dosja e dytë/ Çuditërisht, ish-ministri Poçi, për shkak të lidhjeve familjare, nuk e shkarkoi e ta çonte për ndjekje penale Artur Selimin, por e emëroi Komandant të FNSH të Shqipërisë, duke e vënë në dispozicion të mos goditjes së krimit të lidhur me politikanë.

Në këtë detyrë gjatë viteve 2000-2004, përveç 30 rasteve të klientelizmit të tij me favorizim të grupeve kriminale në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Elbasan, Gjirokastër e Shkodër, duke i paralajmëuar për aksionet goditëse; Artur Selimi u përdor prej 4 ministrave Poçi, Gjoni, Çipa e Luan Rama dhe sidomos  prej ministrit Igli Toska, i cili ia fshiu raportet e zeza.

Dosja e tretë e Artur Selimit, nisi të plotësohej me shërbimin ndaj trafiqeve, pasi ministri Igli Toska e transferoi Komandant të Repartit Special Kufitar “Delta Force”, me “rekomandim” të Fatos Nanos e lobim të bosëve të trafiqeve njerëzore e të drogës në Vlorë.

Mendohet se faktet groposen, por 15 vite pas asaj detyre, doli se personazhe krimi të favorizuar prej tij, janë dhe 2 të vrarët e 10 ditëve të fundit në Vlorë, Bledar Birçaj e Delon Troqe dhe 11 trafikantë të vrarë e 8 të zhdukur vitet e fundit në qytetin bregdetar.

Dosja e katërt/ Pas ngjarjeve të rënda në vitet 2004-2006 në Vlorë, që sipas hetimeve, rezultoi se 19 skafistë, trafikantë e bosë të vrarë, ishin favorizuar e fshehur me reporte false të Artur Selimit; ky u shkarkua dhe u tranferua Zv/shef i FNSH-Fier, duke u mbajtur nën vëzhgim.

Dosja e pestë/ Mos shkëputja e lidhjeve me skafistë e trafikantë dhe mos goditja e tyre; krijoi mundësinë e aktivitetit kriminal në grykë-derdhjet e Vjosës në Ferras (Mifol) e Seman.

Dosja e gjashtë/ Për shkak të lidhjeve me grupet e trafikut, në vitin 2007 u shkarkua dhe u përjashtua përfundimisht nga Policia e Shtetit; sipas dosjes administrative 123/4, me akuzën:  “Favorizim trafiqesh, dekonspirim aksionesh policore e përfitim prej tyre”, por çuditërisht nuk u çua për ndjekje penale; ndërsa shkarkimin e ka shënuar në “CV” si “Suprimim vendi pune”.

Dosja e shtatë/ Pas përjashtimit nga policia, në vitet 2008-2010 ai u punësua shef transporti në firmën italiane “Teknimont” që ndërtoi TEC-in Vlorë; 3 bosët italian, rus e spanjoll të së cilës, Artur Selimi i kishte lejuar për trafiqe e kontrabandë, kur ishte shef i “Delta Force”

Dosja e tetë/ Në vitet 2010-2012, me lobim të ndërtuesit Sulo Shehaj, u emërua Drejtor Ispektimi në Bashkinë-Vlorë, koleg me Ardi Veliun, Drejtor i Policisë Bashkiake-Ndërtimore; ku të dy, bënë korrupsion me ndërtimet pa leje dhe zaptimin e trojeve, dhe kanë 6 dosje penale në Prokurorinë Vlorë, por u prangos vetëm Shpëtim Gjika.

Dosja e nëntë/ Pas ardhjes së PS në pushtet, në nëntor 2013, paçka se ishte i përjashtuar përfundimisht nga policia për lidhje me krimin, Artur Selimi u rikthye në Policinë e Shtetit me “CV” false, në postin Shef Komisariati-Vlorë.

Në këtë detyrë rivendosi lidhjet e vjetra dhe krijoji lidhje të reja me banda trafikantësh, një prej të cilave me Agron Xhafaj, duke u bashkuar me ta në biznes “Bar Kafe”, këmbim valutor e lojëra bixhozi dhe “Call Center” me deputetin e PD, Agron Shehaj.

Pas teprimit të zullumeve dhe ekspozimit hapur në shërbim të trafikantëve e mos prekjes së krimit të çdo lloji, sidomos në Portin e Vlorës ku shefe ishte gruaja e Agron Xhafajt; ai u trasferua përsëri në Fier me detyrë Shef Rendi, ku dihet se çfarë ka bërë.

E si për çudi, përsëri me promovim të Fatmir Xhafajt e Ardi Veliut, u ngrit në detyrën Shef Komisariati-Fier dhe u rikthye në postin Zv/drejtor i Policisë Qarku-Vlorë, ndërsa para 6 muajve u dërgua Drejtor i Qarkut Dibër.

Në vijim, do flasim, për faktin, se çfarë ka bërë deri para 6 muajve në Vlorë; çfarë bëri Artur Selimi me listat dhe dosjet e zeza, të personave e grupeve të krimit në krom, pyje, kontrabandë në dogana e trafiqe të zonës Dibër; lënë gati nga paraardhësi Skënder Kalemi; dhe çfarë “punësh” ka nisur me kryebashkiakun e Matit, në firmën të cilit “Global Security” ka punuar si shef sigurie./Pamfleti

.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *